Aktualitet Humb betejën me Covid-19 ish-kryebashkiaku i Lushnjës

Humb betejën me Covid-19 ish-kryebashkiaku i Lushnjës

Humb betejën nga COVID-19 ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku.

Mësohet se prej një muaji Sanxhaku po kurohej në Turqi, por nuk mundi të shpëtonte. Ai ka drejtuar bashkinë e Lushnjes në drejtiminn e PS-së nga viti 2007 deri në 2011.

Gjithashtu është ndarë nga jeta vëllai i Ylli Ndroqit, Lulzim Pasmaçiu. Mësohet se vëllai i Ndroqit nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, pasi ishte i shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”.