Aktualitet Covid i merr jetën ish-kryebashkiakut të Përmetit

Covid i merr jetën ish-kryebashkiakut të Përmetit

Koronavirusi i ka marrë jetën ish-kryebashkiakut të Përmetit, Dhimitër Nasi.

Ish-kryebashkiaku i PS u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare duke mos ia dalë dot të fitojë betejën me këtë virus vdekjeprurës.

Vdekja e tij ka shënuar kështu viktimën e parë në këtë qytet.

Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996.

Lajmin e ka dhënë faqja “Bashkësia Përmet” në Facebook e cila i përcjell ngushëllime familjarëve të të ndjerit.