Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë nuk do të pranohet të hipë në avion nëse nuk ka maskë kirurgjikale dhe nuk plotëson formularin e vetë deklarimit. Dy kërkesa të tilla janë bërë nga Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian për pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria për në Itali, me qëllim që procesi i kalimit të udhëtarëve nëpër aeroporte të lehtësohet.
“Çdo pasagjer që udhëton drejt Italisë duhet të jetë i pajisur vetëm me maskë kirurgjikale. Pasagjerët që përdorin lloje të tjera të maskave, mund të mos lejohen të hipin ne bordin e avionit.
Formularët e vetëdeklarimit duhet të printohen dhe të plotësohen paraprakisht. Njëra kopje duhet të dorëzohet në momentin e check-in (te pranimit të biletës) dhe kopja tjetër duhet të dorëzohet tek autoritetet lokale italiane në destinacionin e mbërritjes.
Plotësimi i formularit para udhëtimit ndihmon në minimizimin e qëndrimit për një kohë të gjatë në radhë gjatë procesit të kontrollit”, thuhet në njoftimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
📌Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Itali🇦🇱🇮🇹
Agjencia Kombëtare e Aviacionit Civil Italian ka përcjellë këto…
Posted by Tirana International Airport on Wednesday, 26 August 2020