Një grup arkeologësh nga universiteti i Nebraskës kanë zbuluar një fshat shumë të vjetër i cili se është përmendur gjerësisht dhe në Bibël si vendi ku Jezusi kreu disa nga mrekullitë e tij më të mëdha.
Zbulimi i rëndësishëm është bërë pranë detit të Galilesë dhe në Bibël vendi njihet si Bethsaida. Ky fshat ishte shtëpia e dishepujve Pjetër dhe Filip dhe në këtë vend Jezusi, sipas asaj që thuhet në Librin e Shenjtë, ushqeu 5000 persona, eci në ujë apo kreu mrekullinë që i ktheu shikim një të verbri.
Arkeologët kanë punuar për më shumë se 32 vite për të gjetur fshatin e humbur, i cili në Bibël thuhet se u mallkua me shkatërrim pasi rezidentët e tij nuk kërkuan falje për mëkatet e tyre pavarësisht mrekullive të Jezusit.