Aktualitet Tragjedi në Gramsh/ Shpërthen granata, vdes fëmija 6 vjeç dhe plagoset 5-vjeçari

Tragjedi në Gramsh/ Shpërthen granata, vdes fëmija 6 vjeç dhe plagoset 5-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në fshatin Siman të Gramshit.

Dy fëmijë të mitur, teksa po luanin me një granatë të vjetër, u ka shpërthyer në duar. Për fat të keq, ka humbur jetën 6-vjeçari me iniciale A.Ll.

Ndërsa, fëmija tjetër 5 vjeç A.L. ka mbetur i plagosur dhe është nën kujdesin e mjekëve. Sipas policisë, 6-vjeçari ndërroi jetë rrugës teksa po transportohej për në spital.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota.