Rastet e reja me koronavirus në Itali vijojnë të jenë në rritje.
Këtë të premte, autoritetet shëndetësore raportuan për 1.462 të infektuar të tjerë, krahasuar me 1.411 një ditë më parë.
Kjo është shifra më e lartë që nga fillimi i majit. Rritje në krahasim me të enjten ka pësuar edhe numri i të vdekurve.
Nga pesë që ishin dje, sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi për nëntë pacientë që kanë humbur jetën. Gjithsej, Italia ka 265.409 të infektuar dhe 35.472 të vdekur.
Italia ka realizuar edhe 97.065 tampone, rekord për të tretën ditë radhazi.