Kuriozitete Hakmarrja e drerit: Vret gjuetarin që e kishte plagosur një ditë më...

Hakmarrja e drerit: Vret gjuetarin që e kishte plagosur një ditë më parë

Nuk e harroi atë që e kishte plagosur dhe hakmarrja ishte e tmerrshme. Kështu një dre ka vrarë një gjuetar në Oregon.

Mark David, një burrë 66 vjeç, të shtunën ishte duke gjuajtur me hark në pronë private në Tillamook kur identifikoi një dre dhe e plagosi me shigjetë. Por kur nisi të kërkonte prenë e tij nuk e gjeti para se të errësohej. Kështu që hoqi dorë, duke menduar ti niste kërkimet të nesërmen. Dhe kështu bëri. Rreth orës 9 të mëngjesit arriti të gjente kafshën e plagosur dhe ishte gati ti jepte fund me harkun e tij. Por kafsha ishte më e shpejtë dhe konsumoi hakmarrjen. Dreri iu lëshua gjuetarit duke e goditur në fyt me brirët e tij me pesë cepa.

Me gjuetarin ishte edhe zoti i terrenit që tentoi ta ndihmonte, por plaga ishte tepër e madhe.

Sipas policisë së Shtetit të Oregonit, dreri më pas u vra dhe mishi i tij iu dhurua burgut të kontesë së Tillamook.

Rreth 700 amerikanë vriten çdo vit nga kafshët e egra, shumica e të cilëve nga drerët, edhe pse normalisht kjo vjen nga aksidentet rrugore.