Sipas Catalunya Radio, Manchester City duket se ka dyshime për të marrë Lionel Messi-n.
Çdo çmim i kartonit të argjentinasit do ta bënte të pamundur blerjen e lojtarit nga ana e klubit anglez dhe situata rrezikon të ketë edhe pasoja ligjore që mund të zgjasin për një kohë të gjatë.
Kjo është arsyeja, gjithmonë sipas Catalunya Radio, që Pep Guardiola i ka shpjeguar gjatë këtyre ditëve Messi-t vështirësinë që ka City për ta marrë në ekip.
Gjithashtu, trajneri spanjoll mësohet ta ketë këshilluar Pleshtin që të qëndrojë te Barcelona dhe ta mbyllë karrierën në Camp Nou.