Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i konsideron sulmet në drejtim të Turqisë si tregues për arritjet e vendit në prodhim, tenknologji, industrinë e mbrojtjes etj.
Sipas Erdogan, Turqia e njeh potencialin e saj dhe sipas tij ka fuqinë që të “grisë hartat që po i imponohen”.
“Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj. Do ta kuptojnë këtë ose me gjuhën e politikës dhe diplomacisë ose me përvojat e hidhura që do përjetojnë në terren. Shpresojmë se nuk do të jetë vonë kur ata të kuptojnë që nuk ka asnjë fuqi që të qëndrojë përballë një populli i cili luftën dhe martirizimin e mundshëm në fund e sheh si gradën më të lartë. Nëse ata nuk kuptojnë politikisht do ta provojnë me dhimbje në fushën e betejës”, paralajmëroi udhëheqësi turk gjatë fjalës së tij gjatë inaugurimit të një spitali.