Horoskopi Horoskopi, e mërkurë 9 shtator 2020

Horoskopi, e mërkurë 9 shtator 2020

Dashi

Sot do të keni shumë forcë. Në këtë ditë, yjet e shpërblejnë veçanërisht jetën e dashurisë. Ata që janë në dashuri, ata që kanë qenë në një lidhje për disa kohë ose janë në kërkim të një shoku shpirtëror do të favorizohen. Ju duhet ta përdorni këtë të Mërkurë për të vendosur dashurinë në plan të parë.

Demi

Në dashuri po përjetoni një periudhë disi të hutuar, ndoshta edhe me kontraste. Ju mund të ndiheni të padashur ose ka çështje të paqarta për të hedhur dritë. Midis të premtes dhe të shtunës, për fat të mirë, ju do të jeni në gjendje të riktheheni në rrugën e duhur dhe do të jeni në gjendje të afroheni me partnerin tuaj.

Binjakët

Këtë të mërkurë dhe të enjte, Hëna do të jetë në shenjën tuaj në aspektin e mirë për Mërkurin: kjo do të përkthehet në forcë të madhe dhe ide fituese. Ju madje mund të përmirësoni një aspekt të jetës tuaj. Dashuria do shkojë vaj!

Gaforrja

Sot duhet të angazhoheni për të ecur përpara, edhe nëse do të jetë shumë e vështirë. Në punë, mund të keni hasur në disa vështirësi ose debate të tjera, ose keni punuar me ndërprerje në muajt e fundit. Mundohuni të mos e çlironi tensionin tuaj në marrëdhënie. Siklete të vogla fizike mund të lindin në ditët e ardhshme, por ju përsëri do të keni burimet për t’i kapërcyer ato.

Luani

Sot dhe në ditët në vijim, Afërdita në shenjë do t’ju japë forcë dhe karizëm. Ju do të admiroheni nga të gjithë! Shtatori do të bëjë që zemra juaj të rrahë për dikë ose do të merrni vlerësime nga të gjithë anët. Suksese në horizont!

Virgjëresha

Kjo e mërkurë dhe e enjtja do të jenë dy ditë mjaft kaotike. Ju do të keni shumë gjëra për të bërë dhe pak kohë për t’i bërë ato! Mos u dekurajoni, megjithatë, sepse ky 2020 do të vazhdojë të mos ju zhgënjejë. Yjet janë gjithmonë shumë zemërgjerë ndaj jush dhe do t’ju ofrojnë energjinë dhe burimet e nevojshme.

Peshorja

Këtë të mërkurë dhe të enjte yjet do të jenë të favorshëm. Ngadalë ju po rigjeni forcën dhe motivimin. Objektivat që duhen arritur bëhen gjithnjë e më të qarta. Ata që kanë provuar disa konflikte, disa mosmarrëveshje tani e tutje do të jenë në gjendje t’i zgjidhin dhe të rigjejnë qetësi më të madhe.

Akrepi

Sot do të keni ende shumë dyshime në dashuri. Mbase edhe sepse ditët e fundit jeni bërë pak më kritikë se zakonisht! Për fat të mirë, mes të premtes dhe të shtunës do të jeni të prirur drejt jetës së dashurisë, do të dëshironi emocione të forta. Jupiteri dhe Saturni i favorshëm në punë do t’ju japin forcë dhe fat, veçanërisht nëse doni të filloni projekte të reja ose të bëni disa kërkesa.

Shigjetari

Sot do të dukeni të çmendur! Ndoshta, do të jetë rezultat i një dite plot vështirësi për t’u zgjidhur, plot tensione për të kapërcyer. Për fat të mirë, duke filluar nga e premtja, gjërat do të përmirësohen shumë.

Bricjapi

Sot do të duhet të përvishni mëngët dhe të filloni të zgjidhni disa probleme pune që kanë vazhduar për muaj të tërë. Javët e ardhshme do t’ju lejojnë ta bëni këtë në mënyrë efektive. Mbahuni, edhe kur ju duket se jeni duke lundruar me sy, sepse në fund të vitit do të keni ide shumë më të qarta!

Ujori

Sot dhe të enjten do të keni një energji të mirë që mund ta përdorni në çdo mënyrë. Përfitoni prej saj, për të dalë nga trazirat në të cilat keni jetuar ditët e fundit dhe për të rikuperuar terrenin e humbur.

Peshqit

Sot do të jetë më mirë për ju të qëndroni të qetë, të shmangni konfliktet. Do të jetë një ditë shumë e ngarkuar dhe mund të mos keni kthjelltësi për të parë qartë çdo situatë.