Protestat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit u kurorëzuan me sukses. Bordellot në pesë lande të Gjermanisë u lejohet të mirëpresin sërish klientë – sidoqoftë me maska.
Gjykata e Lartë Administrative e Rin-Westfalisë Veriore në Mynster e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e prostitucionit, që ishte marrë për shkak të krizës së Coronës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe nuk mund të apelohet.
Ndalimi i plotë i prostitucionit shkel parimin e proporcionalitetit, tha gjykata. Ndërkohë thuajse të gjithë sektorët e shërbimeve janë lejuar të punojnë pa kufizime dhe në shkallë të gjerë, pra nuk është e qartë pse sektori i shërbimeve seksuale vazhdon të jetë plotësisht i ndaluar.
Shkelje e parimit të proporcionalitetit
Kontakti seksual zakonisht është i kufizuar mes dy personave, pra rreziku i përhapjes së infeksioneve është më i ulët se në rastin e aktiviteteve të tjera me shumë pjesëmarrës, të cilat tashmë lejohen, argumentoi gjykata.
Protestat e punonjëseve dhe të punonjësve të seksit kurorëzohen me sukses – trupi gjykues vendos rihapjen e bordellove
Gjykata shpjegoi se rreziku i infektimit është më i madh p.sh. “në festa private me deri në 150 vetë ku njerëzit edhe vallëzojnë apo konsumojnë pije alkoolike apo në studiot e fitnesit, sepse aty ka shpërndarje më të mëdha të aerosoleve nga frymëmarrja, se sa në shtëpitë publike.
Jo vetëm kondom, por edhe maskë
Autoritetet shëndetësore do të përcaktojnë ditët e ardhshme kushtet për rifillimin e veprimtarisë në bordele. Ndër to do të jenë mbajtja e detyrueshme e maskës gjatë gjithë gjithës si dhe ndalimi i pijeve alkoolike.
Edhe pse lejoi rihapjen e bordellove gjykata vendosi ta lërë në fuqi ndalimin e prostitucionit në makina apo gjatë festash dhe aktivitetesh erotiko-seksuale.
Shoqatat e punonjëseve dhe punonjësve të seksit si dhe të pronarëve të bordele dhe të klubeve erotike tërhoqën vëmendjen se ndalimi tyre nuk çon në ndërprerjen e prostitucionit por vetëm e transferon atë në ilegalitet.
Për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së bordellove shumë prej tyre, si p.sh. “Pascha” në Këln bordelloja më e madhe e Europës, falimentuan.