Bota “Obama e mori kot”, Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

“Obama e mori kot”, Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u emërua për Çmimin Nobel për Paqen për përpjekjet e tij në arritjen e marrëveshjes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, raportoi Fox News të mërkurën në mëngjes.

Christian Tybring-Gjedde, një anëtar i Parlamentit Norvegjez paraqiti nominimin.

Tybring-Gjedde kishte paraqitur më parë një nominim për Trump-in për të marrë Çmimin Nobel për Paqe në viti 2018 për samitin e tij në Singapor mes liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

“Për meritat e tij, unë mendoj se ai ka bërë më shumë duke u përpjekur për të krijuar paqe midis kombeve sesa shumica e të nominuarve të tjerë për Çmimin e Paqes”, i tha Tybring-Gjedde, Fox News.

Përveç marrëveshjes Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe, letra e nominimit drejtuar Komitetit Nobel përmendi rolin kryesor të Trump në lehtësimin e kontaktit midis palëve në konflikt, të tilla si mosmarrëveshja kufitare e Kashmirit midis Indisë dhe Pakistanit dhe konflikti midis Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.

Tybring-Gjedde i tha Fox News se ai “nuk është një mbështetës i madh i Trump”, por faktet duhen vlerësuar.

“Komiteti duhet të shikojë faktet dhe ta gjykojë atë mbi faktet – jo nga mënyra se si ai sillet ndonjëherë. Njerëzit që kanë marrë Çmimin e Paqes në vitet e fundit kanë bërë shumë më pak se Donald Trump. Për shembull, Barack Obama nuk bëri asgjë”, tha ai për Fox News, duke iu referuar fitimit të Çmimit Nobel për Paqe nga ish-presidenti amerikan, Barak Obama në vitin 2009 për “përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”.