Një 35-vjeçar ka humbur jetën në aksin rrugor Milot-Morinë.
Në afërsi të fshatit Ndërfushaz të Mirditës, drejtuesi i mjetit Volkswagen, shtetasi me inicialet G.N., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.