Kuriozitete Ky qytet ka burrat më jetëgjatë në Europë

Ky qytet ka burrat më jetëgjatë në Europë

Burrat me jetëgjatësinë mesatare më të madhe në Europë jetojnë në qytetin italian të Trentos, sipas Eurostat.

Jetëgjatësia mesatare e meshkujve në këtë qytet është 82,7 vjeç.

Në vijim vjen rajoni i Madridit, në Spanjë (82,5 vjeç), më pas provinca autonome e Bolzanos (82,3 vjeç), Umbria (82,2 vjeç) dhe Marche (82,2 vjeç).

Sa i përket jetëgjatësisë së grave, statistikat e Eurostat tregojnë se zonjat më jetëgjata jetojnë në zonat e Spanjës dhe Francës.

Në vendin e parë është rajoni i Madridit (88,1 vjeç), i ndjekur nga komuniteti i Navarras në Francë (87,3 vjeç), më pas Korsika (87,2 vjeç) dhe Castilla y Leon në Spanjë (87,1 vjeç).