Gazetari Flamur Fezaj, duke folur për emisionin “Opinion” në Tv Klan nga Bostoni i SHBA, ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e kokainës, pastrojnë paratë e drogës në Shqipëri. Sipas tij, këto para pastrohen në fusha si ndërtimi, investime dhe aktivitete të tjera.
Duke folur për Eldi Dizdarin të arrestuar në Dubai për llogari të Italisë si pjesë e një grupi shqiptar të kokainës, gazetari Vezaj deklaroi se Dizdari ka disa biznese në Shqipëri që nuk figurojnë në emër të tij.
Flamur Vezaj ka bërë edhe një deklaratë shokuese, kur u shpreh se një person nga Lushnja, ka para cash më shumë se të gjitha grupet kriminale në Shqipëri. Bëhet fjalë për rreth 150 milionë Euro cash.