Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka vënë në pranga 1 person, i shpallur ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Gjatë operacionit u bë i mundur arrestimi i 44-vjeçarit me 4 emra Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Torinos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.