Ai ose ajo që nuk ka flirtuar ndonjëherë të flasë tani ose të heshtë përgjithmonë.
E huazuam këtë shprehje nga betimi i ceremonisë martesore, por dyshojmë që të mos keni flirtuar ndonjëherë.
Një kryqëzim shikimesh në bar, përkëdhelja e vazhdueshme që i bëni flokëve, lëvizja ‘’e pakujdesshme’’ e ndërrimit të këmbëve, këto dhe shumë të tjera janë disa nga teknikat më të njohura.
Por në një botë që gëlon nga informacioni, tashmë ka lindur edhe trendi i flirtimit më anë të sms-ve.
Ja çfarë zbulojnë shenjat e horoskopit për ju .
Dashi: Në përgjithësi mesazhet e dashit përfundojnë me ‘’lol’’, ‘’hahaha’’, ‘’ihihi’’ shoqëruar me emoji-t përkatës. Ndoshta ju mendoni se ajo që i shkruani i bën për të qeshur, por në të vërtetë kjo është mënyra e tyre për të përkëdhelur.
Demi: Mesazhet e demit janë të mbushura me pyetje të pafund. Kjo është mënyra e tyre për të mbajtur bisedën të gjallë.
Binjakët: Nëse në inboxin e telefonit tuaj gjinden 85 mesazhe, dijeni që 84 prej tyre i ka dërguar një person i shenjës së binjakëve. U pëlqen të dërgojnë mesazhe të shkurtëra me një ose dy fjali.
Gaforrja: Gaforret janë romantikë të lindur. U pëlqejnë mesazhet e gjata sa një çarçaf. Kjo është mënyra e tyre e vetme për të treguar që ju kanë për zemër.
Luani: Mendoni se luani ka kohë të flirtojë me sms? Imazhi shet gjithçka dhe luani e di këtë më së miri. I pëlqen të dërgojë sa më shumë foto.
Virgjëresha: Për një virgjëreshë mënyra më e mirë për të arritur në zemrën e dikujt është duke u përkëdhelur si fëmijë. I pëlqen shumë të dërgojë gif dhe ikona me mace, bebe dhe fytyra të lumtura.
Peshorja: Peshorja është gjithmonë e zënë me punë. Praktikisht nuk ka kohë për asgjë, madje as për të dërguar një sms. Mesazhet e saj janë shumë pragmatike.
Akrepi: Akrepi nuk di si të fshehë ndjenjat. Mesazhet e tij janë shumë të qartë dhe koncizë.
Shigjetari: Duket sikur shigjetari nuk ka asnjëherë kohë për t’iu kthyer përgjigje. Në të vërtetë në shumicën e kohës ai kthen përgjigje shumë vonë.
Bricjapi: Bricjapi është i varur plotësisht nga përdorimi i ikonave. Mendon se mes tyre mund të shprehë më së miri emocionet dhe ndjenjat e tij.
Ujori: Për ujorin, biseda ballë për ballë është shumë herë më e natyrshme për të flirtuar dhe për të shprehur ndjenjat. Mesazhet e tyre janë shumë të thatë dhe praktikë.
Peshqit: Peshqit kanë dëshirën e mirë dhe vullnetin për të shkruar edhe në orën 2 të mëngjesit. U pëlqen të shprehin gjithë emocionet e tyre me anë të fjalëve.