Kryesore Asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit

Asnjë viktimë nga COVID në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar këtë të enjte se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Në përditësimin e të dhënave, u njoftua se janë regjistruar 134 raste të reja nga 852 testime të kryera.

“61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë“, deklaroi dr. Flutura Beqo.

Po ashtu njoftohet se kanë fituar betejën me koronavirusin dhe 100 qytetarë të tjerë, të cilët prej ditësh rezultonin pozitiv.

Që nga nisja e pandemisë janë shënuar 12921 nga të cilët 7239 dhe 5312 po vijojnë të luftojnë me koronavirusin. Ndërkohë numri i viktimave është 370.