108 persona kanë rezultuar të infektuar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19 në vendin tonë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet janë 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.
88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.
Për fat të keq, dy pacientë humbën jetën në 24 orë, pasi nuk fituan dot betejën me sëmundjen e koronavirusit. Viktimat janë një 62-vjeçar nga Kurbini dhe një 68-vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese, deklaroi Dr. Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.