Aktualitet SPAK “fundos” kreun e OFL: Artan Shkëmbi pezullohet nga detyra, nxori sekretin...

SPAK “fundos” kreun e OFL: Artan Shkëmbi pezullohet nga detyra, nxori sekretin hetimor

Kreu i operacionit “Forca e Ligjit” Artan Shkëmbi, është pezulluar nga detyra me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Vendimi është marrë pas informacioneve nga partnerët ndërkombëtarë se kryesuesi i OFL-së, ka nxjerrë sekrete hetimore për subjektet që do të hetoheshin.

Sipas burimeve, SPAK ka nisur një hetim ndaj tij prej pak kohësh.

Ndërsa Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi është njohur me kërkesën e SPAK ka kërkuar nga numri një i Policisë së Shtetit, pezullimin e Shkëmbit.

Ky është hetimi i parë i Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar që prek nivele të larta drejtuesish në Policinë e Shtetit.

Ende nuk dihet se për cilën çështje ish-kreu i OFL-së akuzohet se ka dekonspiruar operacionet policore. Shkëmbit i është komunikuar pezullimi paraditen e kësaj të hënë. Në 27 shkurt, ai kaloi vetting-un pasi nuk kishte probleme me pasurinë dhe figurën e tij.

Më herët ai ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH, por që nuk arriti të kualifikohej në fazën e testit të poligrafit.