Kryesore Edhe Silva Bino me Covid-19

Edhe Silva Bino me Covid-19

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është infektuar nga koronavirusi.

Bino është shtruar në spital ditën e premte për shkak të temperaturës së lartë.

Gjendja e saj sipas burimeve, paraqiten aktualisht e stabilizuar. Zonja Bino është edhe anëtare e Task Forcës anti-covid.

Zonja Bino ka qenë aktive prej muajsh pas përhapjes së koronavirusit. Ajo ka bërë apel vazhdimisht për marrjen e masave.