Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike atje. Në total, që nga nisja e pandemisë, janë shënuar 625 humbje jete.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 645 persona, prej të cilëve janë konfirmuar me Covid-19 vetëm 48 prej tyre, shifra të qëndrueshme këto në Kosovë prej disa ditësh tashmë. Numri total i rasteve atje është 15520, prej të cilave aktivë janë vetëm 1475.
Pozitiv edhe numri i të shëruarve, ku në ditën e fundit janë regjistruar 142 të tillë, me 13420 raste të shëruar në total që prej fillimit të pandemisë.