Aventura e Gonzalo Higuain në MLS nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e Inter Miamit, klub në pronësi të David Beckham, i cili vendosi të investojë tek argjentinasi një tjetër ish-lojtar i Juventusit, Blaise Matuidi.
Debutimin “Pipita” duhet ta harrojë sa më parë: së pari për humbjen e rëndë 3-0 të pësuar në fushën e Filadelfia Union, si dhe për një episod që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës.
Kur rezultati ishte 2-0 për vendësit, Higuain kishte mundësinë për të rihapur ndeshjen, por goditi shumë keq nga pika e bardhë e penalltisë. Argjentinasi nuk mundi të përmbante nervat duke shfrytë edhe ndaj kundërshtarëve, që kërcyen nga gëzimi kur ai e çoi topin mbi tra.
Penalltitë nuk kanë qenë kurrë pikë e fortë në sfondin teknik të Higuainit. Ai ka gabuar nga distanca e 11 metrave në finalen e Copa America 2015 kundër Kilit apo në ndeshjen Milan-Juventus kur vishte fanellën kuqezi, me Szczesny-n që neutralizoj përpjekjen e tij.
Ndërkohë që vazhdon momenti negativ për Inter Miamin: ekipi me seli në Florida është në vendin e fundit në Konferencën Lindore në shoqërinë e DC United, me vetëm 11 pikë të grumbulluara në 14 ndeshje.