Politika Ilir Bejtja emërohet zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Ilir Bejtja emërohet zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Kryeministri Edi Rama ka emëruar zotin Ilir Bejtja si zv. ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Për Bejtjën është një rikthim në ekzekutiv, pasi ai ka mbajtur nga tetori 2013 deri në shtator 2017 postin e zv. ministrit të Energjisë dhe Industrisë, dhe më pas mbante postin e këshilltarit i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bejtja është me profesion ekonomist, i diplomuar me titullin Ekonomist Industrie në Universitetin e Tiranës në vitin 1988.