Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri viktima me COVID-19. Kanë humbur jetën një 56-vjeçar nga Tirana, një 63-vjeçar nga Bulqiza, një 67-vjeçar nga Klosi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, ditën e fundit janë kryer 1008 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 152 qytetarë.
Ndërkohë janë shëruar 194 persona duke e çuar në 8536 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 200 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Rastet e fundit pozitive:
45 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 9 në Shkodër, nga 8 raste në Vlorë, Pogradec, 7 në Kavajë, nga 6 raste në Fier, Berat, 5 në Durrës, 4 në Lushnje, nga 3 raste në Pukë, Mirditë, Përmet, Skrapar, nga 2 raste në Lezhë, Tropojë, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Devoll, Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Bulqizë, Kuçovë.