Trajneri që ka hyrë në historinë e Kombëtares Shqiptare, pasi kualifikoi kuqezinjtë për herë të parë në finalet e Kampionatit Italian, Gianni De Biasi do të rikthehet në Shqipëri dhe konkretisht në “Elbasan Arena” më 13 tetor.
Kjo pasi tekniku italian aktualisht drejton përfaqësuesen e Azerbajxhanit dhe për shkak të luftës mes këtyre të fundit e Armenisë, UEFA ka vendosur që përballja mes azerëve dhe Qipros të zhvillohet pikërisht në “Elbasan Arena”.
Gjendja e luftës e ka bërë të pamundur organizimin e takimeve të Ligës së Kombeve, ndaj qeveria europiane e futbollit ka vendosur që sfidat të luhen në stadium asnjanës si për Azerbajxhanin, ashtu edhe për Armeninë, teksa këta të fundit do të luajnë në Poloni.
Gianni De Biasi ka qenë trajner i Shqipërisë edhe kur kuqezinjtë kanë inauguruar impiantin “Elbasan Arena” me një përballje ndaj Danimarkës, e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.