Politika Progres-raporti i KE, Rama: Nuk e kam lexuar, por tregon një pasqyrë...

Progres-raporti i KE, Rama: Nuk e kam lexuar, por tregon një pasqyrë tjetër me atë që servir opozita

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, edhe pse u shpreh se nuk e ka lexuar.

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes me drejtuesit politik të Partisë Socialiste në selinë rozë, tha se progres-raporti që u prezantua pasditen e sotme nga KE, tregon të kundërtën e akuzave të bëra nga opozita.

“Nuk e kam lexuar ende progres-raportin sepse kam qenë i angazhuar me shumë punë të tjera dhe nesër pres këtu komisionerin dhe do të diskutoj gjërë e gjatë me komisionerin. Por më vjen mirë që progres-raporti është një pasqyrë krejt e ndryshme nga pasqyra që përpiqen t’ju vënë çdo ditë shqiptarëve ata të cilët flasin në emër të Europës, por ndërkohë kanë hesapet e luftës së ethshme për pushtet në radhët e opozitës. Më vjen shumë mirë që edhe deklarata e BE ishte krejt e kundërta nga gjithçka u tha dhe u predikua duke paralajmëruar re të zeza mbi Shqipërinë dhe duke hedhur një helm dhe një tym që ta kapi kush ta kapi edhe të çoroditet kush të çoroditet”.

I pyetur për zhvillimet e brendshme në PS dhe organizimin e punës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, Edi Rama nuk preferoi të jepte detaje, por bëri të ditur se së shpejti anëtarësia e Partisë Socialiste do të vlerësojë edhe punën e ministrave, përveç punës së deputetëve socialistë.

“Ne vazhdojmë punën, diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë kodet dixhitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pas pak ditësh do të dalë edhe kërkesa për vlerësim për ministrat që do të jetë edhe përtej anëtarësisë. Çdokush që është i interesuar do mund të hyjë për të bërë një vlerësim dhe ndërkohë përgatisim edhe hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në