Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, përshëndeti vendimin e Gjykatës për të dënuar anëtarët e partisë ekstremiste, Agimi i Artë, si pjestarë të një organizate kriminale. Ai tha se vendimi i sotëm mbyll një cikël traumatik në jetën publike të vendit.
“Me vendimin e sotëm nga Gjykata Penale e Apelit 3-anëtarëshe mbi veprimet e Agimit të Artë, një cikël traumatik në jetën publike të vendit po mbyllet. Dimensioni i tij politik, për fat të mirë, është gjykuar nga fitorja e Republikës, që dëbon informacionin nazist nga Parlamenti. Tani, gjyqësori i pavarur dha përgjigjen e tij”, tha Mitsotakis
Të shtunën e kaluar gazeta “Efimerida ton Syntakton” doli me një sensacion në faqen e parë. Me titullin “Muri i Demokracisë” ajo publikoi artikullin e përbashkët të kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis nga partia konservatore Nea Dimokratia, paraardhësit të tij Alexis Tsipras nga e majta Syriza, dhe Antonis Samaras, gjithashtu nga ND, por edhe më konservator se Mitsotakis. Bashkëautorë janë kryetarët e partive të tjera demokratike në Greqi. Teksti drejtohet kundër Agimit të Artë, trupave sulmuese të tij dhe ideologjisë së tyre naziste. Që politikanët kryesorë të djathtë dhe të majtë të bashkohen, është një gjë shumë e rrallë në Greqinë e polarizuar thellë politikisht. Me sa duket, demokratët kishin frikë se “udhëheqësi” i Agimit të Artë, kokat e tjera të organizatës neonaziste dhe anëtarët e partisë të djathtë ekstremiste mund të liroheshin në fund.