Kryesore Katër të vdekur dhe 162 raste të reja me Covid në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 162 raste të reja me Covid në Shqipëri

Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. Viktimat janë një 47-vjeçar nga Tirana, një 68-vjeçare nga Kavaja, një 72-vjeçar nga Shkodra dhe një 75-vjeçar nga Korça.

Ndërsa, nga 917 testime të kryer në total, 162 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.

Janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në 9115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.