Qeveria italiane bëri sot të detyrueshëm përdorimin e maskave mbrojtëse në mjediset e jashtme, si pjesë e masave të reja të kontrollit për të frenuar përhapjen e COVID-19.
“Kërkesa e re u miratua në një takim të Kabinetit, i cili zgjati, gjithashtu, gjendjen e jashtëzakonshme të lidhur me virusin deri më 31 janar”, tha një zëdhënës i qeverisë.
“Maskat e fytyrës duhet të vendosen në çdo kohë, përveçse kur ndodheni në situata të izoluara, si të qenët vetëm në një park”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, Sandra Zampa, për televizionin publik RAI.
Nga masa përjashtohen fëmijët nën 6 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuara ose me gjendje mjekësore të papajtueshme me maskat e fytyrës.
Rregulli për maskat mbrojtëse pritet të hyjë në fuqi në orët e ardhshme në të gjithë vendin.