Ervin Fetahu
Pak a shumë të gjithë kemi dëgjuar për skicografin dhe piktorin anglez me famë botërore, i cili shkeli anembanë hapësirës shqiptare ku la skica dhe tablo mbresëlënëse të natyrës së virgjër dhe objekteve arkitekturore të një stili të veçantë, e po ashtu la kujtime me një vlerë të jashtëzakonshme për historinë dhe mënyrën e jetesës e shekullit të IXX-të.
Kohët e fundit në arkivin familjar të një arkitekti italian mik dhe arkitekti personal i shtëpisë së Eduard Lear në Sanremo, gjendet një letër me disa skica të shtëpive çame ku autorit i kishin bërë shumë përshtypje elementët e veçantë në arkitekturën e banesës çame.
Eduard Lear i dërgon skicat e shtëpive çame nga zona Filatit ku përzgjedh disa shtëpi aristokratësh të zonës, dhe e porosit arkitektin të përzgjedh detaje apo element në ndërtimin e shtëpisë së tij të re,
pra të ndërthurte arkitekturën e shtëpive që kish parë në zonën e Filatit dhe gjetkë me shtëpinë e tij të re që do ndërtohej.
Madje i shkruan se stilin e këtyre shtëpive shqiptare kaq piktoreske nuk e kish hasur askund në Greqinë fqinje.
Si më poshtë duket shtëpia e re e ndërtuar nga arkitekti italian dhe bashkëngjitur janë skicat inspiruese të shtëpive çame, ku duket qartë huazimi arkitekturor…!