Kulturë Çmimi Nobel në Letërsi për poeten amerikane, Louise Gluck

Çmimi Nobel në Letërsi për poeten amerikane, Louise Gluck

Çmimi Nobel në Letërsi iu dha sot poetes amerikane, Louise Gluck.

Poetja amerikane Louise Gluck, 77 vjeçe, fitoi çmimin e lakmuar Nobel për Letërsinë, një çmim surprizë që kurorëzoi veprën e saj, e cila filloi në fund të viteve ’60.

”Ajo u kurorëzua për zërin e saj karakteristik poetik, që me bukurinë e saj të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, njoftoi Akademia Suedeze në dhënien e çmimit.

”Çmimi i vajti Gluckut si një surprizë, por i mirëpritur, për aq sa mund të them”, tha sekretari i Akademisë suedeze të Shkencave, Mats Malm, disa minuta pasi telefonoi poeten amerikane.