Rritet numri i të prekurve në Itali, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4458 të infektuar me koronavirus në 125,314 testime. Një numër në rritje ky krahasuar me një ditë më parë ku numri i të infektuarve ishte 3,678 me 125,314 testime.
Ministria e Shëndetësisë italiane njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 22 viktima dhe 1060 të shëruar, ndërsa në spital ndodhen 143 pacientë të shtuar, 21 prej tyre në terapi intensive.
Rajonet që regjistruan rritjen më të madhe të rasteve janë Kampania me 757 të prekur, Lombardia me 683 dhe Veneto me 491 të infektuar.