Presidenti Ilir Meta e ka quajtur sot qeverinë ilegjitime dhe ka ftuar sërish Ramën që t’i tregojë emrin e subjektit të OFL me të cilin ai është takuar.
Në një konferencë për mediat pas një aktiviteti në Koplik, Meta tha se pret Ramën që t’i tregojë, emrin, datën e vendin e takimit.
“Ai duhet t’u thotë shqiptarëve se kë ka takuar Presidenti Ilir Meta, në çfarë vendi, në çfarë ore dhe në çfarë dite. Këtë duhet t’u thotë shqiptarëve”, tha Meta.
Më tej Presidenti përsëriti edhe njëherë ftesën për debat dhe tha se e pret dhe që tani. “Mezi po e pres në debat dhe tani po të dojë”, u shpreh kreu i shtetit.
Po ashtu Presidenti tha se qeveria po pengon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.