Fëmijët e disa shkollave tashmë janë ndaluar të këndojë në klasa në Britaninë e Madhe për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.
Shumë mësues iu kanë kërkuar nxënësve të vegjël që në rast ditëlindjesh ta vendosin këngën e urimit në Youtube ose ta mërmërisin atë. Gjithashtu mësohet se disa shkolla kanë ndaluar dhe futjen e tortave për të parandaluar pandeminë.
Sipas disa studimeve, të kënduarit mund të shkaktojë lëshimin e spërklave në ajër, duke shkaktuar në këtë mënyrë rritjen e rrezikut për përhapjen e virusit.