Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për Islam Mylkajn, i akuzuar për vrasjen e Haxhi Baçinozit.
Baçinozi u ekzekutua te Liqeni Artificial në sy të djalit të tij nga 62-vjeçari.
Mylkaj e vrau mikun e tij pas një konflikti verbal mes tyre për një borxh të vjetër nga tregtia e përbashkët që kishin bërë vite më parë.
Ngjarja ndodhi në mars të vitit të kaluar.