Politika Rama flet për të ëmën e ndjerë: Ishte shumë e lidhur shpirtërisht...

Rama flet për të ëmën e ndjerë: Ishte shumë e lidhur shpirtërisht me Poloninë

Kryeministri Edi Rama ka folur për të ëmën e ndjerë, Aneta Rama, pas më shumë se dy muajsh që ajo u nda nga jeta.

Teksa po fliste në një aktivitet ku merrnin pjesë edhe polakë, kreu i qeverisë tha se ndihet keq që ajo nuk është gjallë pasi ishte shumë e lidhur me Poloninë.

Rama u shpreh se e ëma e tij e fliste polonishten si shqipen pasi kishte jetuar e studiuar atje.

“Edhe pse dje i bëmë falenderimet me mirënjohje për fondacionin më duhet që t’i përsëris sot, aq më tepër kur bëhet fjalë për investime të tilla. Duhet të falënderoj miqtë polakë. Më vjen keq që e ndjera nëna ime nuk është sot më. Ajo ishte shumë e lidhur shpirtërisht me Poloninë. Kishte studiuar në Poloni, fliste polonisht njësoj si shqip dhe sa herë ndodhte që të shikonte në televizor që unë të takoja ndonjë polak më pyeste “hë si ishte, çfarë tha”? Sikur kishte takuar ndonjë kushëri që s’kishte pasur kohë për t’i shkuar për vizitë në shtëpi”, tha Rama.