Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur të mbajë anë në zgjedhje presidenciale të 3 nëntorit që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kreu i Vetëvendosje ka dalë kundër presidentit aktual Donald Trump Trump dhe për këtë arsye iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Amerikë që të votojnë për kandidatin demokrat, Joe Biden.
Përmes një video-mesazhi në Facebook, Kurti e arsyeton këtë gjë duke thënë se Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve.
“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, shprehet Kurti.