Një tjetër sulm me motive raciste është regjistruar në Paris, pas vrasjes së profesorit të histori-gjeografisë, por kësaj radhe objektiv ishin dy gra myslimane.
Sipas asaj që raporton Daily Mail, dy gratë myslimane u sulmuan me thikë nga dy femra të tjera pas një sherri mes tyre.
Policia ka arrestuar dy agresorët dhe informon se gratë u zunë në fillim për qentë përpara se sherri të agravonte në dhunë dhe përdorimin e fjalëve raciste si “arabë të ndyrë”.
Një nga gratë myslimane tregon se një nga agresoret nxori thikën pas debatit dhe i qëlloi në brinjë, krahë dhe kokë.
Erdogan sulmon Macron: Është shqetësuar nga ngritja e islamit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i ka ka dërguar një mesazh Presidentit të Francës, Emmanuel Macron lidhur me fenë islame.
Në një deklaratë publike Erdogan përsëriti kritikat kundër homologut francez, për përdorimin e retorikës së këtij të fundit kundër islamizmit, dhe e akuzon se këtë gjë e bën për të mbuluar dështimet e tij.
“Ata që janë të shqetësuar nga ngritja e islamit po e sulmojnë fenë tonë nëpërmjet krizave që ata i shkaktojnë. Retorika anti-islamike dhe anti-myslimane është mjeti më i përdorshëm për politikanët perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre. ‘Islami francez’, ‘islami europian’ dhe ‘islami austriak’ janë shembujt e fundit”, citohet Erdogan nga mediat turke.
Kreu i shtetit turk tha se e gjithë retorika bëhet për të keqinformuar njerëzit rreth islamizmit dhe se nuk tregojnë se cili është islami i vërtetë.