Bota New York Times: Trump ka llogari bankare në Kinë dhe paguan taksa...

New York Times: Trump ka llogari bankare në Kinë dhe paguan taksa në këtë vend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka një llogari bankare kineze, dhe për vite me radhë ka gjëmuar projekte biznesi në këtë vend.

Zbulimin e bën New York Times, sipas së cilës llogaria kontrollohet nga Trump International Hotels Management dhe ka paguar taksa lokale mes viteve 2013 dhe 2015.

Llogaria bankare

Manjati i pasurive të patundshme mbajti zyrën, të cilën ai hapi në Kinë para se të zgjidhej president i Shteteve të Bashkuara, gjatë gjithë presidencës së tij dhe u përpoq të hynte në një partneritet me një kompani të madhe kineze nën kontrollin e shtetit, pretendon gazeta.

Udhëheqësi amerikan mbajti gjithashtu një llogari bankare të panjohur në Kinë dhe të kontrolluar nga një prej firmave të tij – Trump International Hotels Management, sipas një analize të deklaratave të tij tatimore në të cilat kishte qasje New York Times.

Po e njëjta gazetë, zbuloi pak më herët se presidenti kishte paguar vetëm 750 dollarë taksa federale në SHBA në 2016 dhe 2017, kur u bë president.

Ndërkaq, përmes llogarisë kineze, mësohet të ketë paguar mbi 188 mijë e 500 dollarë taksa lokale. Sipas një zëdhënësi të presidentit, llogaria ishte hapur për të eksploruar potencialin për ujdi hotelesh në Azi.

Trump ka kritikuar kompanitë amerikanë që bëjnë biznes me Kinën dhe i dha nismë një lufte tregtare mes dy vendeve. Në shënjestër të sulmeve lidhur me politikat në drejtim të Kinës, ka qenë edhe rivali Joe Biden, djalin e të cilit e akuzon për ujdi të dyshimta me Pekinin.

Por të dhënat fiskale të demokratit nuk treguan ndonjë ujdi biznesi që lidhej me Kinën.

Reagon avokati i Trump

Alan Garten, avokat i Organizatës Trump, e cilësoi artikullin New York Times si spekulim të pastër.

“Nuk është materializuar asnjë ujdi, transaksion dhe aktivitete të tjera biznesi dhe që prej 2015, zyra ka mbetur inaktive. Edhe pse llogaria është e hapur ajo nuk është përdorur kurrë për qëllime të tjera”, shprehet ai.

Në muajin gusht, Trump tha se do të ulte taksat për të joshur firmat amerikane të zhvendoseshin jashtë Kinës dhe kërcënoi të prishë kontratat qeveritare me ato kompani që vijojnë bashkëpunimin me këtë shtet.