Bota Edhe Rusia shton kufizimet kundër përhapjes së COVID

Edhe Rusia shton kufizimet kundër përhapjes së COVID

Rusia është një nga vendet më të prekura nga COVID. Sot qeveria ka marrë disa masa kufizuese në përpjekje për të ndalur përhapjen e COVID-19.

BBC raporton se nga sot është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës gjatë gjithë kohës, në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Po ashtu po mendohet që të mbyllen baret dhe restorantet midis 23:00 dhe 06:00, duke mos lejuar as daljen e qytetarëve nga shtëpitë.

Rusia në 24 orët e fundit ka raportuar një rekord të rasteve të vdekjeve, pasi janë shënuar 320 jetë të humbura.

Po ashtu dhe rastet e reja me koronavirus po shkojnë në rritje, pasi në 24 orë janë konfirmuar dhe 17,347.