Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është infektuar me koronavirusin Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Infrastrukturës përmes një njoftimi për shtyp, që bën me dije se ministrja Balluku është karantinuar dhe është izoluar.
Balluku shfaqi simptoma të sëmundjes dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ministrja Belinda Balluku, rezultoi pozitiv pas testimit për COVID 19. Ministrja është në gjendje të mirë shëndetësore, paraqet simptoma të lehta dhe ka nisur karantinimin sipas protokollit përkatës. Përfitojmë nga rasti t’u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të respektojnë të gjitha masat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.