Aktualitet Humb jetën inxhinieri dhe dy minatorët

Humb jetën inxhinieri dhe dy minatorët

Një inxhinier dhe 2 minatorë që punonin në minierën “Balgjaj” në Selishtë të Dibrës kanë humbur jetën.

Ata janë Ismail Hoxha 62 vjeç, Fatos Çesku 55 vjeç dhe Rruzhdi Rushiti vetëm 29 vjeç.

Pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, vëllai i inxhinierit të minierës Ismail Hoxha, njoftoi policinë për nuk po lidhej dot me të.

Në vijim të informacionit të dhënë, rreth orës 03:00 të natës së sotme në thellësi të minierës në Selishtë, nga ana e grupit avari-shpëtimit, u gjetën trupat e pajetë të tre shtetasve që kishin humbur kontaktet me familjarët.

Policia bën të ditur se nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazrat e minierës.