Një prej lokaleve më të famshme në Berlin “Ständige Vertretung”, refuzojnë t’i shërbejnë kancelares Angela Merkel dhe disa politikanëve të tjerë kryesorë, pas vendimit për një mbyllje të dytë.
Për të ulur kurbën e infeksioneve, qeveria vendosi një karantinë të pjesshme deri në fund të muajit, duke mbyllur gjithë baret dhe restorantet në vend.
Në shenjë rebelimi, pronarët e lokalit përmes një postimi në Facebook (tashmë i fshirë) u shprehën se “qeveria ka dështuar në përgatitjen e vendit për një valë të dytë infektimesh” dhe se është i padrejtë vendimi për t’i ndaluar njerëzit të bëjnë punën e tyre.
“Është e ditur që shumë politikanë të njohur vijnë tek ne si klientë. Disa prej tyre vendosën së fundmi t’i mbyllin sërish bizneset dhe të na ndalojnë të bëjmë punën tonë. Që nga ky moment, ne po i fusim emrat e tyre në listën e zezë të lokalit”, shkruhej në statusin e tyre, ku qartësisht refuzonin të prisnin kancelaren Merkel si kliente.
Përpos atyre që mbështetën videon, kishte dhe të tjerë që e quajtën të “papërgjegjshme” dhe jashtë logjike diçka një rebelim të tillë në këtë situatë.
Gjermania që prej fillimit të nëntorit riktheu masat kufizuese pas shifrave rekord të infeksioneve gjatë kësaj periudhe. Kancelarja vendosi që aktivitetet kulturore, argëtuese, baret dhe restorantet të jenë të mbyllura deri në një moment të dytë.