Bota Joe Biden fiton zgjedhjet: Është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

Joe Biden fiton zgjedhjet: Është presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara

“Joe Biden ka fituar betejën dhe është zgjedhur Presidenti i Shteteve të Bashkuara”. Kështu raporton BBC dhe CNN, duke theksuar se projeksionet e bëra prej tyre nxjerrin Biden fitues në Pensilvani dhe tashmë ai kalon mbi 270 vota elektorale.

Sipas të dhënave të BBC, CNN, Ap dhe Msnbc, Biden ka fituar në shtetin kyç të Pensilvanisë dhe ka arritur 273 vota elektorale, të mjaftueshme për shpalljen si president.

Ndërkohë shtohet se Trump e ka humbur garën dhe deklaratat nga zyrtarët e fushatës së tij tregojnë se çështja do shkojë në Gjykatën e Lartë.

Projeksioni i BBC për fitoren e Biden bazohet në rezultatet jozyrtare nga shtetet që tashmë kanë mbaruar me numërimin e votave të tyre dhe rezultatet e pritura nga shtete si Ëisconsin ku numërimi po vazhdon.

Deri tani Biden ka fituar më shumë se 73 milion vota, duke u bërë presidenti me më shuma vota në historinë e SHBA-së.

Nëse numërimi vijon në këtë trend atëherë Trump do të bëhet presidenti i parë me vetëm një mandat që nga viti 1990.

Ndërkohë dhe mediat të tjera ndërkombëtare raportojnë se Biden është fitues i zgjedhjeve, pasi të gjitha projeksionet flasin në favor të tij.