Presidenti Donald Trump vijon të hedhë akuza për një proces të parregullt zgjedhor, i cili sipas tij përmbysi rezultatin në shumë prej shteteve ku ai fillimisht kryesonte.
Në një postim në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehet se miliona vota me e-mail iu dërguan njerëzve që nuk i kërkuan, ndërkohë që shton se vëzhguesit e tij nuk u lejuan në shumë qendra.
“Vëzhguesit nuk u lejuan të hyjnë në dhomat e numërimit. Unë i fitova zgjedhjet, mora 71 milionë vota të ligjshme. Gjëra të këqija ndodhën kur vëzhguesit tanë nuk u lejuan. Miliona vota me e-mail iu dërguan njerëzve që në fakt nuk i kishin kërkuar ato”, shkruan Trump.