“940 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë vetëm gjatë muajit tetor, një tregues fort pozitiv krahasuar me vitet e mëparshme që na mbush me shpresë se edhe në këto kohë sfiduese, jeta do të triumfojë”.
Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndau një lajm të mirë nga maternitetet e Tiranës.
“Pa u ndalur as në ditët më të vështira të epidemisë, dr. Ahmet Ponari është çdo ditë në shërbimin delikat të anestezi- reanimacionit, me kujdesin maksimal për nënat që sjellin në jetë fëmijët në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë””, tha Manastirliu.