Aktualitet Shqipëria “zonë rreziku”, ambasada gjermane njoftim për udhëtarët: Rregulli i ri para...

Shqipëria “zonë rreziku”, ambasada gjermane njoftim për udhëtarët: Rregulli i ri para se të futeni në Gjermani

Ambasada gjermane në Tiranë ka njoftuar se të gjithë qytetarët, të cilët 10 ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku, ku ndodhet edhe Shqipëria duhet të raportojnë para se të futen në Gjermani. Sipas ambasadës ky njoftim do të bëhet në rrugë dixhitale, ku udhëtarët duhet të japin të dhënat personale dhe vendin e qëndrimit para se të futen në shtetin gjerman.

“Të gjithë personat, që në 10-ditëshin e fundit kanë qëndruar në një zonë risku – sipas kategorizimit të bërë nga Instituti Robert Koch (ndër të tjerë: Shqipëria) – kanë detyrimin e njoftimit. Kjo do të thotë që në momentin e hyrjes në vend duhet të përcillen të dhënat personale, vendet e qëndrimeve deri në dhjetë ditë përpara dhe pas hyrjes në vend, si dhe mjeti i udhëtimit i përdorur për hyrjen në vend.

Njoftimi zakonisht kryhet në rrugë digjitale. Ky rregull vlen duke nisur prej ditës së diel datë 8 nëntor. Një kopje e njoftimit në rrugë dixhitale apo në ndonjë mënyrë tjetër e hyrjes në vend duhet të mbahet me vete. Informacione të mëtejshme të rëndësishme si dhe mënyrën për të njoftuar e gjeni këtu: https://www.einreiseanmeldung.de.“, thuhet në njoftimin e ambasadës.