Covid-19 i merr jetën një tjetër ikone të sportit shqiptar. Ish-kampioni i mundjes dhe i xhudos, Shkëlqim Troplini, humbi betejën me virusin vdekjeprurës në qytetin e Durrësit.
Në orët e fundit, gjendja e 55-vjeçarit u rëndua, duke e bërë të pamundur transportimin e tij drejt kryeqytetit, për një trajtim më të specializuar.
Prej vitit 1987 deri më 2003 ai ka qenë një prej sportistëve më të mirë në disiplinën e mundjes së lirë, ndërsa është shpallur edhe kampion i Shqipërisë në sportin e xhudos.
Pasi u rendit në tetëshen europiane në vitin 1995, Troplini mori pjesë edhe në Olimpiadën e Atlantës në vitin 1996, ndërsa së fundmi ka punuar edhe si zv/trajner i skuadrës së Erzenit në futboll.