Bota Vaksina “me efikasitet 90%”: Njihuni me çiftin turk që mund të shpëtojë...

Vaksina “me efikasitet 90%”: Njihuni me çiftin turk që mund të shpëtojë botën

Ugur Sahin dhe Oezlem Tuereci janë personat pas vaksinës së Covid-19 që mund të shpëtojë botën. Bashkëshortët me origjinë turke janë pas vaksinës së njoftuar ditën e djeshme nga Pfizer dhe BioNTech, që mendohet se është 90% efikase.

55-vjeçari Sahin është shefi ekzekutiv i një firme gjermane të bioteknologjisë, ndërsa gruaja e tij, 53-vjeçarja Tuereci, është anëtare e bordit drejtues të BioNTech.

Ugur Sahin

I lindur në Turqi, Sahin është rritur në Gjermani, ku prindërit e tij kanë punuar në një fabrikë të Fordit. Pas trajnimit për doktor, Sahin u bë profesor dhe kërkues shkencor me fokus imunoterapinë. Ai ka punuar në Këln dhe Hamburg, ku takoi gruan e tij të sotme, e cila ishte në hapat e para të karrierës akademike.

Oezlem Tuereci

Tuereci, vajza e një fizikanti turk që emigroi në Gjermani, ka thënë në një intervistë të mëparshme se ajo dhe burri i saj kanë një pasion aq të madh për shkencën, sa edhe në ditën e martesës së tyre, të dy gjetën kohë për të punuar disa orë në laborator.

Ata filluan të studionin për tumoret dhe më pas u bënë edhe sipërmarrës.

Jeta si sipërmarrës filloi në 2001 kur ata ngritën Ganymed Farmaceutikë për të zhvilluar antitrupa kundër kancerit, por Sahin deri në atë kohë një profesor në universitetin e Mainz – kurrë nuk hoqi dorë nga kërkimi dhe mësimdhënia akademike.

Ganynmed u shit në 2016 për 1.4 miliard dollarë.

Zoti Sahin dhe zonja Tuereci bashkë-themeluan BioNTech në 2008, me synimin për të ndjekur një gamë shumë më të gjerë të mjeteve të imunoterapisë nga kanceri.

Fondacioni Bill & Melinda Gates ka investuar 55 milion dollarë në këtë kompani, e cila gjithashtu punon në programet e HIV dhe tuberkulozit.

Kolegët e përshkruajnë Sahin si një njeri të qetë dhe të matur, që shmang kontrollimin e çmimit të aksioneve të kompanisë dhe është më i interesuar të lexojë revista shkencore.

Matthias Kromayer, një anëtar i bordit të firmës MIG AG, fondet e të cilit kanë mbështetur BioNTech, tha: “Pavarësisht nga arritjet e tij, ai kurrë nuk ndryshoi nga të qenit tepër i përulur dhe i ndjeshëm”.

Ai shtoi Sahin zakonisht hynte në takime biznesi i veshur me xhinse dhe mbante kaskën e biçikletës me të cilën udhëton dhe çantë shpine.

Matthias Theobald, një profesor tjetër i onkologjisë në universitetin e Mainz, i cili ka punuar me Z. Sahin për 20 vjet, tha: “Ai është një person shumë modest. Paraqitjet kanë pak kuptim për të. Por ai dëshiron të krijojë struktura që e lejojnë atë të realizojë vizionet e tij dhe këtu aspiratat e tij janë larg nga të qenit modeste”.

Sipas gazetës gjermane, “Welt am Sonntag”, Sahin dhe Yuerece janë në mes të 100 gjermanëve më të pasur, një pasuri që shkon deri në dy miliardë dollarë.